Sport
Policia konfirmon arrestimin e Agim Ademit
Demokracia
09:21 | 17 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, i cili dyshohet se sulmoi fizikisht në selinë e FFK-së njërin nga punëtorët e administratës, Artan Govorin.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, raporton Demokracia.com.

Sipas Policisë, në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është inicuar si “sulm fizik” dhe kreu i shtëpisë së futbollit të Kosovës është dërguar në mbajtje.

“Me datën 16.03.2022 rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë”.

“Informatë shtesë: Lidhur me këtë rast janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar. Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, ka deklaruar për Demokracia.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Demokracia.com/

Të ngjashme