Ellen DeGeneres do t’i japë më shumë se dy milionë dollarë bonus stafit të saj ndërsa përgatitjet për episodet e fundit të emisionit të saj të vlerësuar me çmime i cili do të shfaqë një listë të ftuarish, përfshirë ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama.
Perdet do të mbyllen në The Ellen DeGeneres Show më 26 maj pas një ecurie gati dy dekadash që kulmoi me një stuhi polemikash mbi pretendimet për një mjedis toksik në vendin e punës, një hetim të brendshëm nga Warner Bros dhe shkarkimin e tre drejtuesve të lartë.
Burime pranë drejtueses së këtij emisioni thanë për DailyMail.com se ajo po përgatitet të paguajë më shumë se dy milionë dollarë bonus për punonjësit, transmeton Klankosova.tv.
Nuk dihet se si do të shpërndahen fondet, por burimet i thanë Deadline se punonjësit në emision për një deri në katër vjet do të marrin pagë dyjavore, punonjësit me katër deri në tetë vjet do të marrin pagën trejavore, e kufizuar në gjashtë javë pagë për punonjësit më jetëgjatë në emision.
Rreth 30% e stafit të emisionit kanë qenë në shfaqje për më shumë se 10 vjet dhe disa nga drejtuesit më të lartë kanë qenë në të gjitha 19 sezonet, shtoi Deadline.
Përveç bonuseve mbi dy milionë dollarë për stafin e saj, DeGeneres gjithashtu i informoi ata se mbulimi i tyre i kujdesit shëndetësor është zgjatur për gjashtë muaj pas përfundimit të emisionit.