Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka suspenduar nga puna zyrtarin korrektues B.R, punonjës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, pasi i njëjti është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti.
“SHKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime te fuqishme ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.
Zyrtari korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në këtë qendër për një person të paraburgosur.
Demokracia.com mëson se bëhet fjalë për Bajram Rexhaj, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit.
Ky është oficeri korrektues që u arrestua në Prizren për ryshfet