Sonte do të zhvillohet ndeshja e kthimit në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve mes Lilles dhe Chelseat.
“Blutë” e Londrës janë favorit për të kaluar tutje, bazuar edhe në rezultatin e ndeshjes së parë (0:2), shkruan Demokracia.com.
Kampionët në fuqi të Francës duan të shfrytëzojnë situatën jo të mirë në klubin londinez dhe të befasojnë duke përmbysur rezultatin për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndonëse është shumë e vështirë.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova do ta nis takimin nga stoli për skuadrën franceze.
Zhegrova u aktivizua disa minuta në takimin e parë në “Stamford Bridge”, derisa pritet që edhe sonte të ketë minuta.
Ndeshja në “Stade Pierre-Mauroy” nis nga ora 21:00.
FORMACIONET ZYRTARE:
LILLE: Jardim, Çelik, Djalo, Botman, Gudmundsson, Fonte, Bamba, Xeka, David, Yilmaz, Andre.
CHELSEA: Mendy, Rudiger, Alonso, Christensen, Jorginho, Silva, Kante, Kovaqiq, Pulisic, Azpilicueta, Havertz. /Demokracia.com/