Lajme
Nga një muaj paraburgim për 15 të arrestuarit tjerë në operacionin “Pika”, 9 të tjerëve iu caktohet masa e paraqitjes në stacion
Demokracia
19:20 | 16 Mars 2022

Share:

Një muaj paraburgim është masa që Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar ndaj 15 policët e arrestuar nën dyshimin për ryshfet, pjesëmarrje në grupe kriminale e keqpërdorim detyre.

Siç ka njoftuar Themelorja në Prishtinë, paraburgimi u është caktuar të pandehurve A.TH, A.B, A.D, A.P, B.K, I.I, K.A, L.M, M.B, M.M, O.S, S.H, SH.K, U.M, E.T, S.ZH, A.B, B.XH, B.B, B.K, B.B, K.B, M.U dhe R.A.

Policët e arrestuar dyshohen për “pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal të organizuar”, “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrja e ryshfetit”, “ushtrimi i ndikimit” e “kontrabandim me mallra”.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A .TH, A.B, A.D, A.P, B.K, K.A, L.M, M.B, M.M, O.S, S.H, SH.K, U.M, E.T, S.ZH e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, të pandehurve iu është caktuar paraburgimi në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ndërsa kundër të pandehurve I.I, A.B, B.XH, B.B, B.K, K.B, M.U, B.B, dhe R.A  është refuzuar kërkesa e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit  dhe të njëjtëve ju është caktuar masa paraqitje në stacionin policor në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të ngjashme
Lajme • 22 Prill 2025