Sport
Deklarohet Govori: Nuk ka pasur rrahje
Demokracia
18:19 | 16 Mars 2022

Share:

Lajmi se kreu i FFK-së, Agim Ademi e ka sulmuar njërin nga punëtorët e administratës së federatës, Artan Govorin nuk po del të jetë vet ashtu.

Govori ka thënë se nuk ka pasur rrahje, por ka qenë një zënkë e që është dashur të lajmërohet në polici.

“Nuk ka qenë sulm i madh. Rrahje nuk ka pasur. Nuk jam tip arrogant që mundem me u rreh me dikë. Me tregu drejtën nuk kan qenë sulm i madh. Ka qene nje sulm i vogël, por prapë është sulm që është dasht me denoncu ne polici. Ishte sulm fizik. Dorën ne qafë, syrin pak ma ka grrithë. Ka dashtë me ma kapë faqen në atë mënyrën shumë të egër”, tha Govori për Kanal10.

Këto raportime i ka përgënjeshtruar shtëpia e futbollit kosovar si dhe kreu i saj, Agim Ademi.

FFK-ja në sqarimin e tyre thonë se mes tyre kishte vetëm debat të zakonshëm të natyrës së punës në federate.

“Në selinë e FFK-së nuk ka ndodhur kurrfarë sulmi fizik, siç raportohet në media, por thjesht ka qenë një debat i zakonshëm për natyrat e punës brenda federatës. Janë stafi i FFK-së dhe dëshmitarë tjerë, të cilët kanë qenë të pranishëm në momentet kur aludohet se ka pasur sulm fizik, e që në fakt ka qenë vetëm një debat”, thuhet në sqarimin e FFK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme