Lajme
Shtohet presioni| Personi i afërt i Macronit e pret në takim Gërvallën, do t’i kërkojë vendimin për zgjedhjet serbe
Demokracia
17:54 | 16 Mars 2022

Share:

Ministri i Francës për Punët Evropiane, Clement Beaune, njëherit personi i afërt i presidentit francez, Emmanuel Macron do të takohet sot me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz.

Kjo është konfirmuar nga faqja zyrtare e Ministrisë franceze, ku bëhet e ditur se Beanue e Gërvalla do të diskutojnë edhe për situatën në Rusi, ndaj së cilës Kosova dhe BE-ja, presidencën e së cilët e udhëheqë aktualisht Franca, mbajnë qëndrimin e njëjtë, përcjell Demokracia.com.

Beaune në këtë takim do të ngritë edhe një çështje të rëndësishme, siç bëhet e ditur në njoftim, ku Gërvallës do t’i kërkojë që të gjëje zgjidhje për situatën me zgjedhjet serbe dhe mbajtjen e tyre në Kosovë.

“Clement Beaune do të riafirmojë përkushtimin e Francës për të parë përparimin e arritur në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën ndërmjetësimin europian me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme”, thuhet në këtë njoftim.

Në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar gjatë së martës, ku nuk ka dhënë një përgjigje të qartë rreth vendimit që është marrë.

Por, sipas tij, çfarëdo zgjidhje që të vendoset nuk duhet të cenojë shtetësinë dhe kushtetutshmërinë e Kosovës, përcjell Demokracia.com.

“Ne kemi shprehur qëndrimin tonë dhe konsiderojmë që në njërën anë nuk duhet që t’u pamundësojmë serbëve në Kosovë, që përveçse kanë nënshtetësinë e Kosovës dhe atë të Serbisë, ta kenë të drejtën e votës, mirëpo në anën tjetër kushtetutshmëria, ligji në Kosovë, rezoluta e fundit e 15 janarit, neve na e obligojnë bazën e çfarëdo zgjidhje që do të marrim në të ardhmen”, theksoi kreu i VV-së.

Ky qëndrim i kryeministrit Kurti vjen pas dy telefonatave që i ka marrë nga këshilltari special i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Chollet pas telefonatës së dytë të zhvilluar dje me kryeministrin, ka theksuar se është e rëndësishme që serbët që jetojnë në Kosovë e që kanë të drejtë vote t’iu mundësohet pjesëmarrja në zgjedhjet e Serbisë./Demokracia.com/

Të ngjashme