Lajme
Konfirmon policia: Digjet zyra e arkivit të stacionit policor në Drenas
Demokracia
16:34 | 18 Janar 2021

Share:

Zyra e arkivit të stacionit policor në Drenas është kapluar nga flakët gjatë ditës së sotme.

Kjo është konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënesja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 është vërejtur një tym në zyrën e arkivit të stacionit policor në Drenas. Nga ana e zyrtarëve policor që kanë vërejtur tymin janë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit dhe njëkohësish janë ftuar edhe zjarrfikësit.” tha Ahmeti

Sipas saj zjarri është lokalizuar dhe policia ka filluar punën për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar, si dhe po analizon rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit.

Më tutje ajo shtoi se në vendin e ngjarjes poashtu është ftuar edhe Inspektorati Policorë i Kosovës./Demokracia.com

 

Të ngjashme