Gazetarët në Rusi kërkuan nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskovtë dinin se si është gjendja emocionale e presidentit rus Vladimir Putin.
Ai është përgjigjur se Putin është duke punuar me orë “jashtëzakonisht të parregullta“, por ai është “emocionalisht mirë”.
“Dita e punës e presidentit zgjat nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë” dhe “orët e tij të punës janë jashtëzakonisht të parregullta,” u tha Peskov gazetarëve.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje specifike, Peskov shtoi se “gjendja e tij emocionale është në rregull”.