Lajme
Kremlini propozon që Ukraina të ketë status neutral, Kievi e refuzon
Demokracia
12:21 | 16 Mars 2022

Share:

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të mërkurën se është duke u biseduar me Kievin që Ukraina të bëhet shtet neutral me status të krahasueshëm me Austrinë e Suedinë.

Ai ka thënë se do të ishte një kompromis.

“Është një opsion që po diskutohet tash dhe mund të konsiderohet si kompromis”, tha Peskov.

Mirëpo, ky propozim i Rusisë është refuzuar nga pala e Ukrainës, është thënë nga presidenca ukrainase.

Të ngjashme