Olga Semydyanova, mjeke ushtarake, është vrarë në fushëbetejë derisa po kryente detyrën e saj, sipas zëvendësministres së Jashtme të Ukrainës, Emine Dzheppar.
“Mjekja ushtarake Olga Semydyanova u vra teksa po shpëtonte jetën e ushtarëve ukrainas gjatë betejës me pushtuesit rusë. Ajo ishte nënë e 6 fëmijëve. I përjetshëm qoftë kujtimi për heroinën”, ka shkruar Dzheppar.
https://www.youtube.com/watch?v=skhBHX486kg
Derisa, sipas të dhënave të fundit që ka publikuar Ministria e Jashtme e Ukrainës, 13,500 veta u vranë nga personeli rus në Ukrainë që nga nisja e agresionit.