Sport
Drita, Ballkani e Prishtina në luftë për titull, ky është orari i tyre në tri ndeshjet e radhës
Demokracia
16:05 | 08 Mars 2021

Share:

Deri në mbyllje të edicionit të sivjetmë në Superligën e Kosovës në futboll kanë mbetur edhe 10 ndeshje, mirëpo, tri të radhës janë shumë të rëndësishme për skuadrat që luajnë për titull të cilat edhe mund të përcaktojnë fatin e kampionatit, shkruan Demokracia.com.

Prishtina, Drita e Ballkani janë tri skuadrat rivale për trofe. Megjithatë, Prishtina edhe pse është tri pikë mbrapa liderit të tabelës, orari në tri ndeshjet e radhës duket më i favorizuar.

Në javën që vjen Prishtina ndeshet me Besën, derisa dy rivalët e saj Drita e Prishtina kanë ndeshje shumë të vështira.

Drita luan me Gjilanin, ndërsa Ballkani ndeshet me Arbërinë si mysafirë.

Prishtina ndeshjen më të vështirë e ka në javën e 25-të ku ballafaqohet me Feronikelin në Drenas, ndërsa Ballkani e Drita përballen ndërmjet vete.

Në javën e 26-të, Prishtina luan me Gjilanin, ndërsa Ballkani është mysafirë i Trepçës ’89, derisa Drita luan me Drenicën në Gjilan.

Më poshtë mund të gjeni orarin e tri javëve në vazhdim. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme