Lajme
Osmani takon përfaqësues spacial nga Norvegjia, diskutojnë për sigurimin e vaksinës anti–COVID
Demokracia
16:37 | 08 Mars 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad, të shoqëruar edhe nga ambasadori norvegjez Jens Erik Grøndahl.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani është takuar gjatë së hënës me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjornstad, të cilët kanë diskutuar për mundësinë e sigurimit të vaksinave anti–COVID.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e Presidencës, raporton Demokracia.com.

“U.d. Presidenti Osmani dhe Bjornstad  kanë diskutuar edhe për mundësinë e sigurimit të vaksinave anti-COVID, në veçanti për personelin mjekësor dhe kategoritë e ndjeshme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas njoftimit në takim është diskutuar edhe për rëndësinë e konstituimit të institucioneve dhe siç thuhet në komunikatë edhe nevojës për t`u fokusuar në një program zhvillimor që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në vend.

“Të dy bashkëbiseduesit i kanë vlerësuar relacionet e mira ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë dhe kanë përsëritur përkushtimin e mëtejmë për intensifikimin e marrëdhënieve”, thuhet në komunikatën e Presidencës./Demokracia.com/

Të ngjashme