Apple ka vendosur të ndërpresë prodhimin e iMac Pro, kompjuterëve më të fuqishëm që ka ofruar kompania.
Për ata që duan të kenë një të tillë, ende mund ta gjejnë në treg për një kohë të kufizuar.
Modeli standard 4,999$ mund të blihet ende në faqen e internetit të Apple, derisa të mbarojnë ato që janë prodhuar tashmë, tha kompania Apple, për CNN Business, transmeton Demokracia.com.
Apple lancoi iMac Pro në 2017, duke sjellë një kompjuter profesional, me aftësi të avancuara për grafikë dhe pasqyrim 3D.
Në gusht, Apple lancoi iMac e saj 27-inç, i cili është opsioni për iMac për shumicën e klientëve. Kompania e teknologjisë tha se, modeli aktual mund të konfigurohet për të adresuar nevojat e profesionistëve. Por për ata që dëshirojnë një rritje në performancë dhe zgjerim, ata mund të zgjedhin Mac Pro.
Apple po përgatit një lëshim të ri të iMacs këtë vit, duke i zëvendësuar modelet 21.5 dhe 27 inch, njoftoi Bloomberg në janar. /Demokracia.com/