Sport
Dedaj: Në Kosovë nuk i frikësohemi askujt
Demokracia
15:44 | 08 Mars 2021

Share:

Kapiteni Valon Dedaj është i motivuar për ta udhëhequr lojën e Kosovës në ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë.

Rumania vlerësohet rival i vështirë por Dedaj thotë se si vendas mund të përballen me të gjithë, përcjell Demokracia.com.

“Stërvitjet po shkojnë mirë. Gjithmonë them se në Kosovë nuk i frikësohemi askujt sepse luajmë hendboll të mirë. Por Rumania është e fuqishme në hendboll. Besoj se të mërkurën do të jetë një ndeshje e mirë dhe e fortë. Gjasat për sukses i kemi”, ka theksuar Dedaj. /Demokracia.com

Të ngjashme