Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur në Kuvendin e Kosovës, ku ka kritikuar qeverinë lidhur me ngritjen e çmimeve.
Berisha ka thënë se kjo gjë nuk ka ndodhur as pas luftës, që sipas tij, popullit t’i vije puna që të ushqehet në kuzhina popullore.
“Nga të hyrat e mëdha të qeverisë po varfërohet populli dhe po pasurohen qeveritarët”, ka theksuar Berisha.