Sport
Eksperti i transferimeve jep detaje për kontratën Real Madrid – Mbappe
Demokracia
17:53 | 15 Mars 2022

Share:

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë disa detaje për kontratën e ofruar të Real Madridit drejtë yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Francezi pritet që shumë shpejtë të nënshkruajë kontratën e ofruar të “Los Blancos”, por që nuk do zyrtarizohet deri në fundin e edicionit të ardhshëm.

Romano thotë se kontrata e Mbappes është gati që dy muaj dhe i është ofruar kontratë për pesë vite me pagë të çmendur.

LYON, FRANCE – JANUARY 9: Kylian Mbappe of PSG during the Ligue 1 Uber Eats match between Olympique Lyonnais (OL) and Paris Saint Germain (PSG) at Groupama Stadium on January 9, 2022 in Decines near Lyon, France. (Photo by John Berry/Getty Images)

“Kontrata e Mbappes te Real Madrid është gati që dy muaj. 5 vite të ofruar me pagë të çmendur. Real Madrid dëshiron të mbyll gjithçka sa më parë të jetë e mundur”.

“Kylian Mbappe pritet t’i bashkohet Real Madridit. Jam në pritje për gjithçka që të nënshkruhet dhe të konfirmohet para se të them “Here ëe go”, deklaroi ai.

Ndërkohë, raportohet se Real Madrid është duke bërë të pamundurën për të nënshkruar edhe me Erling Haaland.

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025