Prezantuesja e i një prej stacioneve televizive më të rëndësishme ruse dha dorëheqjen dhe u largua nga vendi.
“Në fillim u largova nga Rusia, sepse kisha frikë se mos më linin të shkoja, dhe më pas dhashë dorëheqjen”, i tha Lilia Gildejeva blogerit Ilya Varlamov, transmeton Demokracia.com.
Gildejeva ishte drejtuese e emisionit Segodnja (Sot), programi kryesor i lajmeve në mbrëmje në NTV, stacioni i tretë televiziv rus më i ndjekur në pronësi të kompanisë së gazit Gazprom dhe që mbron fuqishëm pikëpamjet e Kremlinit, shkruan BBC.
Në vitin 2021, prezantuesja u përfshi në listën zyrtare të gazetarëve të presidentit Putin, të cilët morën letra falënderimi për “arritjet në zhvillimin e masmedias”. Në vitin 2008, Putin e falënderoi atë për “dhënien e informacionit dhe një rol aktiv shoqëror në zhvillimin e shoqërisë civile në Federatën Ruse”.
Gildejeva u largua nga Rusia pas protestës së mbrëmshme kundër luftës nga një gazetar gjatë një programi televiziv të Channel One.
Kujtojmë, teksa prezantuesja e njohur Ekaterina Andrejeva lexonte lajmin, pas saj u shfaq Marina Ovsijanikova me një pankartë ku shkruhej: “Jo luftës. Mos i besoni propagandës. Këtu ju gënjejnë”.
Prezantuesja ka vazhduar të lexojë lajmet për disa sekonda dhe më pas rrjeti ka kaluar me shpejtësi në reportazh dhe ka ndërprerë transmetimin live nga studio. /Demokracia.com/