Lajme
Air Serbia për herë të tretë alarmohet për bombë në aeroplanin në drejtim të Moskës
Demokracia
16:42 | 15 Mars 2022

Share:

Në fluturimin Beograd-Moskë të linjës ajrore serbe Air Serbia, një raport për bombë është marrë për herë të tretë në pesë ditët e fundit, raportojnë mediat e Beogradit, duke thënë se “po bëhet dëm i madh” dhe po “bëjnë luftë speciale” kundër kompanisë kombëtare, transmeton Demokracia.com.

Alarmi i parë është raportuar me e-mail të premten e javës së kaluar, ndërsa i dyti të hënën, dhe të dy rezultuan të rremë pas një kontrolli sigurie, dhe portali Vecernje Novosti me qendër në Beograd pretendon se raporti i sotëm ka ardhur me e-mail nga Ukraina.

Ukraina akuzon Serbinë për përfitime

Lajmi se një aeroplan i Air Serbia në një fluturim për në Moskë u ul të premten e kaluar për shkak se dyshohet se ishte vendosur një bombë në aeroplan, nxiti Ukrainën të akuzonte Serbinë për përfitime për shkak të rritjes së numrit të fluturimeve drejt Rusisë gjatë sanksioneve perëndimore kundër vendit.

Zëvendësministrja e parë e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzepar tha se Air Serbia dyfishoi numrin e fluturimeve për në Moskë në kohën kur transportuesit e tjerë evropianë vendosën sanksione ndaj Moskës dhe kur qiejt e Bashkimit Evropian ishin të mbyllura për kompanitë dhe avionët privatë nga Rusia. “Serbia është e vetmja në Evropë me qiellin e hapur ndaj Rusisë. Të fitosh para me gjakun e Ukrainës është e padenjë për një vend kandidat për në BE,” shkroi Dzepar në Twitter.

“Air Serbia është një dritare drejt Evropës për Rusinë”

Në rrjetin social ka reaguar edhe eurodeputeti estonez Urmas Paet, i cili ka sugjeruar se linja ajrore kombëtare serbe duhet të ndalohet të fluturojë në hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian, sepse “Serbia dhe Air Serbia injorojnë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë”.

“Air Serbia është një dritare drejt Evropës për Rusinë,” shkroi Paet. Serbia aktualisht ka 15 fluturime në javë për në kryeqytetin rus, tre të premteve dhe të dielave, dhe deri më 3 mars ka pasur një fluturim në ditë për në Moskë. /Demokracia.com/

Të ngjashme