Diaspora
Kjo është platforma online që garanton punësim dhe rritje të biznesit në Bashkimin Evropian
Demokracia
16:17 | 18 Janar 2021

Share:

Mërgimtari kosovar, Mentor Becker, i cili jeton në Gjermani, ka krijuar një platformë online për punësim dhe rritje të biznesit brenda Gjermanisë por edhe shteteve të tjera të Bashkimit Evropian.

Kjo platformë synon ta lehtësojë komunikimin ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve potencial duke ofruar edhe kontakte me një rrjet të bizneseve të vogla dhe të mesme nga Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së.

Përpos komunikimit midis punëdhënësit dhe punëmarrësit, kjo platformë po ashtu ka për qëllim krijimin e lehtësirave për gjetjen e investuesve potencialë për biznese.

Platforma gjendet në adresën www.mentor-business.net dhe kërkon regjistrimin online në mënyrë që të mund t’u qaseni shërbimeve që ofrohen nga kjo platformë.

Artikulli i sponsorizuar

Të ngjashme