Sport
Shkëlqimi i mbrojtësit bardhekaltër i cili është shndërruar në një makinë golash
Demokracia
14:40 | 08 Mars 2021

Share:

Besnik Krasniqi i cili u rikthye me shumë bujë në skuadrën e Prishtinës, po del të jetë një vendim shumë i qëlluar i tij por edhe i drejtuesve të skuadrës, shkruan Demokracia.com

Krasniqi i cili e nisi karrierën te Prishtina në vitin 2013, u largua nga kryeqyteti për t’u rikthyer pas shtatë vitesh dhe po  bën punë të madhe.

Mbrojtësi i djathtë është shndërruar në një futbollist shumë aktiv edhe në fazën e sulmit duke shënuar hiq më pak se gjashtë gola, duke u bërë njëherësh nga shënuesit më të mirë në ekip.

“Mbrojtësi i djathtë i Prishtinës, Besnik Krasniqi, i rikthyer sivjet në skuadër, është duke e zhvilluar sezonin e 6-të me ekipin me të cilin nisi karrierën e futbollistit, Prishtinën.

Krasniqi, pas rikthimit në skuadër, ka shënuar 6 gola, ndërsa në pesë edicionit e kaluara (2008-2013) kishte shënuar edhe 16 gola tjerë. Me 22 golat e shënuar, tani Besnik Krasniqi është momentalisht nga futbollistët aktiv i dyti me më së shumti gola të shënuar pas luftës, vetëm Gauthier Mankenda ka më shumë, 30 gola”, shkruan faqja zyrtare te Prishtinë.

Ai ka arritur në shifrën e 161 ndeshjeve me Prishtinën dhe nëse vazhdon me këtë formë ai pritet t’i jap shumë ekipit bardhekaltër. /Demokracia.com

Të ngjashme