Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, ka vendosur të ndryshojë mbiemrin e tij.
Një nga shoferët më të mirë të të gjitha kohërave në F1 vendosi t’i shtojë emrit dhe mbiemrit mbiemrin e nënës së tij, Carmen.
“Mbiemri i nënës sime është Larbelestie dhe vendosa ta shtoj atë”, tha Hamilton në Panairin Botëror në Dubai.
“Unë vërtet nuk e kuptoj idenë që gratë të heqin dorë nga mbiemrat kur martohen. Unë me të vërtetë dua që mbiemri i nënës sime të vazhdojë me emrin tim, Hamilton”.
Britaniku theksoi se procesi i ndryshimit të mbiemrit tashmë ka filluar, por nuk do të përfundojë deri në fillimin e Çmimit të Madh të Bahreinit./Demokracia.com/