Lajme
Aksioni i arrestimit të 50 policëve| 18 të dyshuar ende në kërkim
Demokracia
15:51 | 14 Mars 2022

Share:

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti dhe kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj, në një konferencë të përbashkët për media dhanë detaje për aksionin “Pika”, në të cilin u arrestuan 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë.

Hetimet, të cilat u tha se kishin nisur rreth një vit më parë, kishin në shënjestër 69 persona. Me arrestimin e 50 prej tyre, 18 perona mbeten në arrati.

“Në momente të zbulimit të identiteteve të kryerve të veprave penale kemi nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër 68 personave sot jemi njoftuar se janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga Policia e Kosovës dhe dy nga Dogana. Ndërsa personat ndaj të cilëve është nxjerrë vendimi për vëzhgimin e tyre, disa janë në arrati; disa edhe nuk janë shtetas të Kosovës”, tha kryeprokurori Lumezi.

Ai tha se “jemi duke bashkëpunuar me autoritetet e Republikës së Shqipërisë” për të siguruar, siç tha, “informacione dhe prova që do të na shërbejnë”.

Sipas kryeshefit të IPK-së, Kushtrim Hodaj, shumica nga 18 personat në kërkim janë nga Shqipëria dhe dyshohen se kanë dhënë ryshfet, por ka edhe nga Kosova. /Demokracia.com/

Kryeshefi i IPK-së: Policët e arrestuar dyshohet se morën ryshfet mbi 400 herë

Drejtori i policisë nuk ndjen përgjegjësi për arrestimin e 50 policëve të dyshuar për ryshfet

Lumezi: 50 policë të arrestuar nga aksioni “Pika”, disa janë në arrati

Të ngjashme