Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 812 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
14 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.817.741 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 98.637 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 812 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 54 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.096.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 637./Demokracia.com/