Lajme
Arrestohet një 22-vjeçar, Policia e Kosovës ia gjeti 19 qese marihuanë
Demokracia
14:14 | 14 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të  paautorizuar të substancave  narkotike në Vushtrri.

Në njoftim thuhet se të dielën policia ka pranuar një informatë se në rrugën “Marin Barleti” dyshohet për disa persona për përdorim të substancave narkotike, përcjell Demorkacia.com.

“Policia ka dal në vend të ngjarjes dhe ka ndaluar për kontroll personin e dyshuar L.B., 22 vjeçar i cili në dorë kishte pasur substance narkotike (dyshohet marihuan) e të cilën e hedh ne tokë ku konfiskohet nga policia dhe personin në fjalë e arrestojnë. Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes afër një gjeneratori policia arrin të  gjejnë  nëntëmbëdhjetë (19) qese të cilat dyshohet që janë substancë narkotike- marihuanë. Si provë materiale nga policia janë konfiskuar substancat narkotike nëntëmbëdhjetë (19) qese- me peshë 19.1 gram”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Vushtrri, 13 Mars 2022

Në orët e mbrëmjes të datës 13 mars 2022, është pranuar informata se në rrugën “Marin Barleti” dyshohet për disa persona për përdorim të substancave narkotike. Policia ka dal ne vendngjarje ku hasur në një person të dyshuar.

Policia ka dal në vend të ngjarjes dhe ka ndaluar për kontroll personin e dyshuar L.B., 22 vjeçar i cili në dorë kishte pasur substance narkotike (dyshohet marihuan) e të cilën e hedh ne tokë ku konfiskohet nga policia dhe personin në fjalë e arrestojnë. Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes afër një gjeneratori policia arrin të  gjejnë  nëntëmbëdhjetë (19) qese të cilat dyshohet që janë substancë narkotike- marihuanë.

Si provë materiale nga policia janë konfiskuar substancat narkotike nëntëmbëdhjetë (19) qese- me peshë 19.1 gram.

Nga policia, është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor Vushtrri personi i dyshuar L.B., 22 vjeçar shtetas të Republikës së Kosovës, ku rastit i është përgjigjur njësia përkatëse dhe e kane intervistuar të dyshuarin në fjalë, ndaj të cilit pas  procedurës intervistuese i është iniciuar rasti për veprën  penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme