Tifozët e Chelseas kanë shprehur zhgënjimin e tyre ndaj qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar duke vendosur mbishkrime në muret pranë stadiumit “Stamford Bridge” për të kundërshtuar sanksionet e vendosura ndaj Roman Abramovichit.
Klubi londinez po kalon momente jo të mira pasi pronari rusi, Roman Abramovich u godit me sanksione për çka vendosi ta shes klubin, shkruan TheSun, përcjell Demokracia.com.
“Lëreni klubin tonë të qetë” dhe “Evropa po financon luftën – jo CFC” u spërkatën mbi mure.
Për shkak të pushtimit rus në Ukrainë, shtetet e mëdha krahas sanksioneve ndaj Rusisë, kanë vënë sanksione edhe ndaj oligarkëve që dyshohet se janë të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.
E një nga ta dyshohet se është edhe miliarderi rus, Roman Abramovich që është në krye të Chelseas për rreth 20 vjet. /Demokracia.com/