Ambasada amerikane në Kiev u bëri thirrje edhe një herë qytetarëve amerikanë që të largohen nga Ukraina, pasi, siç tha, sulmet e vazhdueshme ruse e kanë bërë situatën e sigurisë “të dhunshme dhe të paparashikueshme”.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, ambasada paralajmëroi qytetarët e mbetur amerikanë në Ukrainë që t’i “mendojnë me kujdes” rrugët dhe rreziqet e udhëtimit, pasi, sipas saj, rrugët mund të jenë të mbushura me njerëz dhe të ekspozuara ndaj operacioneve luftarake.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë në janar se nuk ka të dhëna të sakta të numrit të përgjithshëm të amerikanëve në Ukrainë, përveç personelit të mbetur të Qeverisë amerikane.
We urge U.S. citizens to depart Ukraine now via ground transport if safe. Border crossings are open. Consider routes & risks; roads may be crowded, exposed to combat or have damaged infrastructure. Sheltering in place may be the best option for some. https://t.co/4KXSc4dZX1
— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) March 14, 2022