Sport
Munishi e përsëritë sërish: Gjilani, skuadra më e dëmtuar në Superligë
Demokracia
21:01 | 13 Mars 2022

Share:

Ismet Munishi po vazhdon të pretendojë se skuadra që ai udhëheq, SC Gjilani, është ekipi më i dëmtuar në ndarje të drejtësisë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.

Edhe ndeshja e sotme në mes Gjilanit dhe Llapit nuk ka kaluar pa akuza për ndarje të drejtësisë, raporton Demokracia.com.

Gjilani pretendon për një penallti ku sipas tyre një lojtar i Llapit ka luajtur me dorë në zonën e rreptësisë.

Akuza kishte edhe nga tabori tjetër të cilët, gjegjësisht trajneri, Tahir Batatina ka fajësuar gjyqtarin, Gramoz Shalën se ka ndikuar në fatin e kësaj ndeshjeje.

“Vazhdojmë të mbetemi skuadra më e dëmtuar në Superligë dhe njëherit duke synuar trofet dhe rekordet. SC Gjilani, kjo familje e madhe”, ka shkruar Munishi në Facebook.

Kjo nuk është hera e parë që tekniku i gjilanasve pretendon një dukuri të tillë.

SC Gjilani mbetet i dyti në renditjen tabelore me 48 pikë, tri më pak se Ballkani që është lider. /Demokracia.com/

Të ngjashme