Sport
Granit Xhaka me bashkëlojtarë mundin pastër Leicester Cityn, ngriten në vendin e katërt
Demokracia
19:31 | 13 Mars 2022

Share:

Arsenali ka triumfuar ndaj Leicester Cityt në takimin e vlefshëm për javën e 29-të në Premierligë.

“Topçinjtë” fituan me rezultat të pastër 2:0 kundër “Dhelprave” në “Emirates Stadium”, shkruan Demokracia.com.

Londinezëve iu lehtësuan gjërat që në minutën e 11-të kur Partey kaloi Arsenalin në avantazh.

Për golin e dytë dhe të fitores u desh të pritej minuta e 59-të kur Lacazette realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u aktivizua për 90 minuta në këtë duel.

Arsenali me këtë fitore ngritet në vendin e katërt me 51 pikë, ndërkohë Leicester ka 33 pikë në pozitën e 12-të./Demokracia.com/

Të ngjashme