Sport
Broja pëson lëndim në sy, detyrohet ta lë fushën para kohës
Demokracia
18:04 | 13 Mars 2022

Share:

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja gjatë ndeshjes së sotme të Southamptonit kundër Watfordit ka pësuar një lëndim të rëndë.

“Bomberi” shqiptar i Southamptonit pas një lëndimi të rëndë u detyrua ta lë fushën në minutën e 90-të të takimit.

Broja hyri në lojë në minutën e 46-të në vend të Smallbone, por lëndimi i tij në kokë e detyroi atë të largohet me ndihmën mjekëve.

Pamjet tregojnë se Broja dëmtoi syrin e djathtë, e që shihet qartë plaga.

Kujtojmë se rezultati final i këtij takimi u vendos në 1:2 në të mirë të Watfordit./Demokracia.com/

 

Të ngjashme