Lajme
“Qielli u bë i kuq”| Çfarë thanë dëshmitarët e sulmit në Lviv
Demokracia
17:33 | 13 Mars 2022

Share:

Dëshmitarë të ndryshëm të një sulmi vdekjeprurës në një bazë ushtarake në Ukrainë kanë dëshmuar se “qielli u bë i kuq” ndërsa predhat goditën vendin pranë kufirit polak.

Së paku 35 persona humbën jetën në një sulm në bazën e trajnimit Yavoriv, që po përdoret për strehimin e refugjatëve, pranë Polonisë.

Rusia qëlloi me rreth 30 predha bazën jashtë qytetit të Lviv. Disa orë pas sulmit, ambulancat e shumta ende po qarkullonin aty.

Rrugët ishin bllokuar ndërsa autoritetet po zhvillonin operacione shpëtimi, raporton BBC.

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Të ngjashme