Sport
Tifozët e Gjilanit me mesazh kërkojnë pranimin e Kosovës në NATO
Demokracia
17:31 | 13 Mars 2022

Share:

Tifozët e Gjilanit të njohur si “Skifterat” kanë kërkuar pranimin e Kosovës në NATO.

“Kuqebardhët” në derbin e javës të luajtur sot ndaj Llapit (1:1) shpalosën një parullë që kërkonin pranimin e shtetit të Kosovës në aleancën ndërkombëtare ushtarake, raporton Demokracia.com.

“Kosova në NATO” – shkruhej në parullën e “Skifterave” të cilët në duar mbanin stemën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky trend, që kërkon antarësimin e Kosovës në NATO ka nisur që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ditë më parë formoi grupin punues ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO./Demokracia.com/

Të ngjashme