Sport
Batatina “shpërthen” pas barazimit: Gjyqtari na mori fitoren, Gjilani deri në mëngjes nuk do të na mposhte
Demokracia
16:04 | 13 Mars 2022

Share:

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka “shpërthyer” ndaj gjyqtarit kryesor të takimit me Gjilanin, Gramoz Shalës duke pretenduar se ishte shkaktuar që skuadra e tij nuk doli me tri pikë nga Anamorava.

Llapi barazoi 1:1 me Gjilanin në takimin e luajtur në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, në një ndeshje ku skuadra e tij e lëshoi triumfin nga dora minutat e fundit, raporton Demokracia.com.

Batatina ka thënë se fitoren ia mori gjyqtari Shala dhe jo Gjilani, ngase sipas tij, këta të fundit edhe nëse do luanin deri në mëngjes, nuk do mund të fitonin.

“Unë jam i zhgënjyerë me rezultatin. Ky arbitër nuk e meriton të referojë në Superligë. Gramoz Shalës duhet ti vjen marre. Sot u vërejt se që nga sekonda e parë kishte ardhur me na mposht. Vetëm karakteri i Llapit ia doli. Këto pikë i mori Gramoz Shala e jo Gjilani. Çdo kontakt i yni ka qenë faul për kundërshtarin. Duhet t’i vjen marre sepse njerëzit po investojnë miliona. Ai e di më së miri me njerëzit që janë atje në Federatë se çka kanë bërë sot. E kemi dominuar Gjilanin. Deri në mëngjes Gjilani me pas luajt nuk do të shënonte. Këto pikë le ti marr Gramozi le ti çon te shpija. Sa të jam unë, Gramoz Shala më nuk do ti referojë Llapit. Përgjegjësia është e tij personale”, tha Batatina pas ndeshjes për Art Sport.

“Nuk ishte për karton të kuq sepse ishte në mes të fushës. Ka dhënë kartonë pa nevojë. Nuk e meriton me qenë në derbi Gramoz Shala. Ne kemi pasur gjithçka. Nuk na ka lënë me luajt futboll. Çdo ndërhyrje ka dhënë karton. Në fillim ka dhënë pesë karton të verdhë. Gjilanit ia uroi një pikë. Kjo është humbje për ne. Llapin mund ta sheh vetëm në televizor, me i referua më jo”, përfundoi Batatina. /Demokracia.com/

Të ngjashme