Lajme
“Ne s’i kishim caktuar detyrën në Ukrainë”: The New York Times reagon pas vrasjes së gazetarit në Ukrainë
Demokracia
15:21 | 13 Mars 2022

Share:

Gazetari Brent Renaud është vrarë gjatë ditës së sotme nga forcat ruse në Ukrainë.

The New York Times ka reaguar lidhur me vdekjen e tij, duke thënë se detyra në Ukrainë nuk i ishte caktuar nga mediumi, përcjell Demokracia.com.

The Times po ashtu ka konfirmuar se Renaud ka punuar në këtë medium deri në vitin 2015 dhe se kartela e identitetit që iu gjet, i ishte dhënë vite me parë.

“Jemi shumë të mërzitur për vdekjen e Brent Renaud. Brent ka qenë një regjisor shumë i talentuar, i cili dha kontribut në The New York Times përgjatë viteve. Edhe pse ka punuar te The Times gjatë së kaluarës, më së voni deri në vitin 2015, ai nuk ka qenë i angazhuar me punë në Ukrainë. Raportimet që ai punon për Times po qarkullojnë pasi që ka pasur të vendosur një kartelë identiteti të mediumit e cila i ishte dhënë për një detyrë vite më parë”, thuhet në reagim.

Renaud raportohet se ka qenë fitues i çmimit “Pulitser” në gazetari dhe trupi i pajetë i tij u gjet në Irpin.

Përveç Renaud, edhe një reporter tjetër është gjetur i plagosur në zonën ku po bëhen luftime mes Rusisë dhe Ukrainës./Demokracia.com/

Të ngjashme