Papa Françesku ka dënuar ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës.
“Në emër të Zotit, le të dëgjohet klithma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet”, tha ai gjatë lutjes së tij javore të së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.
“Në emër të Zotit, ju kërkoj ndaloni këtë masakër.”
Bombardimet e spitaleve të fëmijëve dhe objektivave civile janë “barbare” dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike”, shtoi Papa./Demokracia.com/