Lajme
Vuçiq shfaqet i tmerruar: Po duan ta fusin Kosovën në NATO, e ka thënë edhe Jamie Shea
Demokracia
23:41 | 12 Mars 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për deklaratat e fundit në Kosovë, që Serbia mund ta sulmojë Kosovën në kohën kur siguria evropiane po cenohet nga lufta në Ukrainë. Këto deklarata ai i ka quajtur hipokrizi, ndërkohë që përpjekja e Kosovës për anëtarësim në NATO vazhdon.

“Është hipokrizi, në Kosovë nuk bëjnë gjë tjetër përveçse thonë që Serbia do të sulmojë. Ata e dinë që fjala ime mjafton, por presionet vazhdojnë”, ka thënë Vuçiq për Prva TV.

Vuçiq pretendon se një Serbi e dobët i konvenon Prishtinës, Podgoricës, Zagrebit dhe një pjesë të Sarajevës.

Presidenti serb ka thënë se disa shtete perëndimore po mundohen ta anëtarësojnë Kosovën në NATO, duke i bindur katër shtetet anëtare të saj që ta njohin fillimisht pavarësinë e Kosovës, për t’i hapur rrugë procesit të anëtarësimit.

Madje, sipas Vuçiq, përpjekja për futjen e Kosovës në NATO është konfirmuar edhe nga ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, i cili ka deklaruar së fundmi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i mundshëm.

Duke folur për televizionin, Vuçiq ka thënë se asgjë më nuk është e njëjtë që nga plasja e luftës në Ukrainë. Më nuk dihet çfarë sjell e nesërmja, ka deklaruar ai.

Vuçiq: Në Kosovë kanë marrë miell sa kanë mundur nga Serbia

Të ngjashme