Lajme
Kuleba: Ukraina do të negociojë por nuk do të dorëzohet
Demokracia
21:39 | 12 Mars 2022

Share:

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka thënë se vendi është i gatshëm të hyjë në negociata me Rusinë, por se forcat e saj nuk do t’i dorëzohen regjimit të Vladimir Putin dhe nuk do të pranojnë asnjë ultimatum.

Duke folur në një ngjarje virtuale, Dmytro Kuleba u tha gazetarëve se ai duhet të mbetet i hapur ndaj diskutimeve diplomatike me Moskën, por paralajmëroi se Rusia po shtyn përpara kërkesa që janë të papranueshme për Ukrainën.

Kuleba shtoi se forcat e Kievit do të kenë nevojë për më shumë furnizime ushtarake, derisa kërkoi nga vendet perëndimore për ta furnizuar Ukrainën me avionë të rinj luftarakë.

Ai pohoi gjithashtu se Moska ka përdorur taktika të ngjashme me masat shkatërruese që lëshoi gjatë luftës civile siriane. Ndëkrohë, u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që ta ndihmojnë Ukrainën me hetimet e saj dhe ndjekjet e mundshme të ardhshme të krimeve të supozuara të luftës ruse.

Kuleba tha gjithashtu se qyteti juglindor i Mariupolit mbetet në duart e Ukrainës, pavarësisht disa raporteve për përparime ruse.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025