Harris, duke folur për udhëtimin e fundit në Poloni dhe Rumani, theksoi se “forca më e madhe” e aleancës është uniteti i saj.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri me popullin ukrainas në mbrojtje të aleancës së NATO-s”, tha Harris.

Ajo gjithashtu u tregoi të pranishmëve për takimin me një student maroken, i cili kishte ikur nga Ukraina dhe gjendjen e rëndë të miliona refugjatëve që po ikin nga sulmi rus.