Lajme
54 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
Demokracia
09:13 | 08 Mars 2021

Share:

Në Spitalin e përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 54 pacientë me COVID-19.

54 pacientë të prekur me COVID-19 janë duke marrë trajtim aktualisht në Spitalin e Pejës, Shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit të spitalit sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

“Përndryshe gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 625 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 49 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 12 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 6 lindje normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 13 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake”, thuhet më tej në njoftim.

Njoftimi i Spitalit të Pejës, pa ndërhyrje:

54 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Përndryshe gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 625 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 49 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

12 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 6 lindje normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 13 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake.

482 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,149 analiza, ndërsa janë kryer 15 operacione./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/spitalipeje/posts/3775262879218785

Të ngjashme