Mbrojtësi i Arsenalit, futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane Shkodran Mustafi, nuk e ka pritur aq mirë largimin e mesfushorit turk Mesut Ozil nga Arsenali, transmeton Demokracia.com.
Ozil i cili dje zyrtarizoi largimin nga skuadra londineze dhe do t’i bashkohet skuadrës turke Fenerbahçe, ka marrë shumë mesazhe mbështetje, ndërsa sot i ka ardhur një edhe nga bashkëlojtari i tij, Shkodran Mustafi.
Mustafi nuk e fshehu zhgënjimin që Arsenali nuk e mbështeti atëherë kur duhet Ozilin.
Mesazhi i Shkodran Mustafit për Mesut Ozilin
Mesut Ozil, ke qenë lojtari më altruist brenda dhe jashtë fushe që kam njohur ndonjëherë në dhomat e zhveshjes. Do të mbahesh gjithmonë si ‘Mbreti i Asisteve’! Fatkeqësisht, nuk kemi qenë në gjendje ne si ekip të të mbështesim ty ku ti ke patur më shumë nevojë. Gjithë të mirat për ty dhe familje tënde, vëlla!