Një diplomat i lartë rus ka paralajmëruar se Moska do t’i konsiderojë dërgesat e armëve në Ukrainë si objektiva legjitime ushtarake.
Në komentet që ngjallin frikë për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit, zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha se Rusia e bëri të qartë qëndrimin ndaj SHBA-së.
Ai tha se Rusia “paralajmëroi SHBA-në se dërgimi i armëve nga një numër vendesh që ajo drejton nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, është një veprim që i bën ato kolona objektiva legjitime”.
Ryabkov denoncoi edhe sanksionet e SHBA-ve kundër Moskës si një “përpjekje të paprecedentë për t’i dhënë një goditje serioze sektorëve të ndryshëm të ekonomisë ruse”, por këmbënguli se Rusia do të vepronte në një mënyrë të matur për të shmangur dëmtimin e vetvetes.
Ai tha se Rusia nuk kishte ndërmend të dëbonte mediat dhe bizneset perëndimore, duke shtuar: “Ne nuk do ta përshkallëzojmë situatën”.