“Kievi sot është kryeqyteti i botës së lirë dhe duhet mbrojtur si simboli i gjithçkaje që demokracia ka sjellë: Unë mendoj se nëse Papa Françesku shkon në Kiev, Putini do të detyrohet të dialogojë”.
Ky është apeli që bën Anna Safroncik, aktorja ukrainase.
Në një intervistë të dhënëpak ditë më parë ajo shprehu frikën e madhe për babain e saj Ievgen, 73 vjeç, i cili gjendej mes bombave në Kiev. Pas shumë lutjeve të saj, ai mundi të laergohej dhe t`i bashkohej asaj në Romë.
Lutja e saj këtë herë është për Papën: “Thjesht me praninë tuaj, ju mund ta detyroni Putinin të ndalojë bombat dhe më në fund të hapë rrugën për një dialog të vërtetë. Muajt e fundit qyteti im shumëngjyrësh, tani është copëtuar nga shpërthimet. Po është akoma atje, duke pritur për ju”.
Aktorja e mbajti monologun e saj gjatë Le Iene. Kurse gazetari Carlo Verdelli kërkoi nga Ursula von der Leyen, Mario Draghi, Sergio Mattarella dhe të gjithë krerët e shteteve evropiane që të mblidheshin simbolikisht në Kiev për të ndaluar këtë kolaps.