Lideri i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin, kanë zhvilluar telefonatë edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Zelensky në rrjetin social “Twitter” ka shkruar se nga Scholz dhe Macron ka kërkuar ndihmë në lirimin e kryetarit të Melitopolit
“Kërkova nga partnerët e mi që të ndihmojnë për lirimin e kryetarit të bashkisë së Melitopolit që u kap rob. U diskutuan gjithashtu perspektivat për bisedimet e paqes. Ne duhet të ndalojmë së bashku agresorin”, shkroi ndër të tjera ai.
I spoke with @OlafScholz, @EmmanuelMacron. We discussed countering the aggressor, RF crimes against civilians. I ask my partners to help in releasing the captive mayor of Melitopol. Prospects for peace talks also discussed. We must stop the aggressor together
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 12, 2022