Lajme
Princi britanik thotë se Europa s’është mësuar me luftë, kongresisti amerikan ia kujton krimet e Millosheviqit
Demokracia
23:23 | 11 Mars 2022

Share:

Princi William ka qenë kryelajm në mediat botërore gjatë këtyre ditëve, pas një deklarate që ka shkaktuar shumë reagime të ashpra.

Princi William ditë më parë deklaroi që është normale të shohësh luftë dhe gjakderdhje në Afrikë dhe Azi, por jo në Europë.

“Është shumë e huaj ta shohësh këtë në Evropë. Ne jemi të gjithë pranë jush”, shkroi ai, përcjell Demokracia.com.

Kjo deklaratë e princit britanik, siç duket e ka nervozuar edhe kongresistin Ritchie Torres, i cili ia ka kujtuar nipit të mbretëreshës Elizabeth II, se krimineli serb Sllobodan Millosheviq ka vrarë, dhunuar e larguar nga vendi mijëra qytetarë të Kosovës.

“Në vitet 1990, Sllobodan Millosheviq ka vrarë, dhunuar, masakruar dhe zhvendosur me mijëra shqiptarë të Kosovës”, ka shkruar ai në një postim në Twitter, si reagim ndaj deklaratës të Princit William.

Në fund, Torres ka shtuar se ndryshe nga një pjesë tjetër e botës, Europa nuk është e huaj me luftën dhe gjakderdhjen përgjatë këtyre viteve.

Vlen të përmendet se edhe kryeministri britanik Boris Johnon vazhdimisht e ka krahasuar presidentin rus Vladimir Putin, me kriminelin serb Sllobodan Millosheviq.

Ai ka përmendur se situata në Ukrainë është e ngjashme me atë që kishte bërë Millosheviq në Kosovë.

Ditëve të fundit janë shtuar zërat se Putin është duke kryer krime lufte në Ukrainë dhe organizata të ndryshme në SHBA kanë bërë thirrje që të nisin hetimet ndaj tij lidhur me këtë çështje./Demokracia.com/

Të ngjashme