Rusia konfirmoi sot se do të dorëzojë armët dhe pajisjet më të fundit ushtarake në Bjellorusi në të ardhmen e afërt, raporton Reuters, duke cituar agjencinë bjelloruse të lajmeve, transmeton Demokracia.com.
Agjencia zyrtare bjelloruse e lajmeve Belta raportoi se ishte një marrëveshje e arritur mes liderëve të Rusisë dhe Bjellorusisë sot.
Belta tha gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri bjellorus Alexander Lukashenko ranë dakord në një takim në Kremlin për hapat e përbashkët për të mbështetur njëri-tjetrin në trajtimin e sanksioneve perëndimore, duke përfshirë çmimet e energjisë. /Demokracia.com/