Sport
Caktohen gjyqtarët e xhiros së 25-të të Superligës
Demokracia
17:04 | 11 Mars 2022

Share:

Pas ndeshjeve të mesjavës, Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 25-të.

Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë duelet për këtë xhiro.

Të shtunë në program janë dy përballje. Prishtina e cila sapo shënoi fitoren e parë në pranverë, e pret Ulpianën në shtëpi. Gjyqtari kryesor për këtë ndeshje është caktuar Eridon Podvorica, me asistentët, Visaj Kelmendi dhe Bajram Kabashi. Në VAR do të jetë Valbon Hoxha.

Ndeshja kryesore e javës zhvillohet të dielën ndërmjet Gjilanit dhe Llapit, ku pritet përballje tejet interesante pasiqë të dy skuadrat kërkojnë pikët e plota. Gjyqtari kryesor në këtë takim do të jetë Gramos Shala, me asistentët, Granit Hyseni dhe Lumturie Muhadri. Në VAR do të jetë Burim Jahmurataj.

Delegimet e plota të gjyqtarëve për javën e 25-të të Superligës.

Të ngjashme