Ukraina ka akuzuar Rusinë se avionët e saj kanë sulmuar një pikë të Bjellorusisë afër kufirit, në mënyrë që ta përfshijnë në luftë me Rusinë.
Forcat ukrainase kanë bërë të ditur se rreth orës 14:30, kufiri shtetëror ka marrë informacion se një avion rus ka kaluar nëpër hapësirën ajrore uraniane dhe më pas ka sulmuar në Kopani, një fshat të Bjellorusis, përcjell Demokracia.com.
“Ky është provokim. Qëllimi i tyre është që ta vendosin ushtrinë belloruse në luftë me Ukrainën”, thuhet në njoftimin e komandantit të forcave ajrore ukrainase.
Ushtria ukrainase po ashtu ka konfirmuar se edhe dy pika të tjera bjellorusë kanë qenë targete në këtë operacion./Demokracia.com/