Inspektorati i Komunës së Rahovecit ka konfiskuar 4 mijë e 676 litra vaj, pa dokumentacion të origjinës, raporton Demokracia.com.
Lajmin e ka konfirmuar Drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Rahovecit, Nora Boshnjaku.
“Këto veprime të tregtarëve përbëjnë mashtrim të konsumatorit, praktikë të padrejtë tregtare dhe konkurrencë të padrejtë, andaj Inspektorati i Tregut po merr masa ndëshkuese dhe çdo veprim tjetër të përcaktuar me ligj”, ka shkruar Bushnjaku.
Ajo tutje ka treguar se kanë marrë masa në përputhje me ligjin.
“Gjatë këtyre dy ditëve po kryejmë inspektime intensive dhe inspektorët e tregut kanë konstatuar parregullsi, po ashtu kanë marrë masa në përputhje me ligjin: gjoba si dhe masa të tjera administrative. Në një rast inspektorët komunal të tregut gjatë inspektimit të një operatori ekonomik (Mega Market) kanë sekuestruar 4676 litra të vajit, në mungesë të dokumentacionit të origjinës!”, tha tutje ajo.
EKSKLUZIVE| Mbyllet depoja kryesore e Viva Fresh Store, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj