Boksieri indonezian Hero Tito ka ndërruar jetë si pasojë e një nokauti, transemeton Demokracia.com.
Heo Purvanto, siç ishte emri i vërtetë i Titos, u nokautua në ndeshjen e peshave të lehta më 27 shkurt kundër James Mocoginto dhe u transferua menjëherë në spital, ai ishte në gjendje kome nga e cila për fat të keq nuk u zgjua.
Ai ka lënë pas gruan dhe dy vajzat e tij.
Hero Tito bëri debutimin e tij pro boksit në vitin 2004 dhe gjatë karrierës së tij ai arriti 29 fitore në 48 ndeshje. /Demokracia.com
https://youtu.be/CnJlvxQ5h_A