Janë raportuar sulme edhe në qytetet Lutsk dhe Dnipro të Ukrainës.
Kryebashkiaku i Lutsk, Ihor Polishchuk ka konfirmuar se shpërthimet ndodhën pranë aeroportit të qytetit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të strehohen,
“Të gjithë në strehë”, ka shkruar në një postim në Facebook.
Në Dnipro, tre shpërthime u raportuan nga mediat ukrainase, ku një me sa duket goditi një fabrikë këpucësh dykatëshe, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Dy shpërthimet e tjera ishin pranë një kopshti fëmijësh dhe një ndërtese me shumë apartamente, sipas raportimeve.